Specialistët për Hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë kapjen e shtetasit në kërkim Redi Simo, 34 vjeç, banues në Ersekë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë e ka dënuar me 10 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Mashtrimi”. 34-vjeçari iu dorëzua DVP Korçë, për veprime të mëtejshme.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 35 vjeç., pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. J., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë kapjen e shtetasit në kërkim D. L., 40 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. Gj., 27 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht shtetasin V. J., 68 vjeç, për veprat penale “Dhunimi i banesës” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi i ka dhunuar banesën shtetases Sh. V. dhe më pas e ka goditur atë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 proceduan penalisht shtetasin H. M., 20 vjeç, banues në Babrru, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi ka goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasin R. R., 19 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.