Tiranë – Vihen në pranga 5 shtetas

Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin E. Gj., 30 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur një aparat celular në biznesin e shtetases A. V.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin R. F., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

  • N. K., 63 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen A. N., e cila si pasojë është dëmtuar lehtë;
  • G. H., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me një mjet;

– M. H., 31 vjeç, banues në Fier, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Më datë 24.05.2023, në mëngjes, në Farkë të Madhe, ka marrë flakë automjeti tip “Ford” në pronësi të shtetasit Sh. B. Punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.