Tiranë
Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë arrestuar në flagrancë shtetasin E. N., 34 vjeç, banues në Fushë Mëzez, përgjegjës punimesh në pallatin ku u gjet i pajetë shtetasi T. M., mesditën e djeshme. Nga verifikimet e kryera për këtë rast ka rezultuar se shtetasi T. M., 58 vjeç, ishte punësuar në mënyrë të paligjshme dhe nuk i ishin siguruar kushtet e mbrojtjes në punë. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi T. M., duke punuar në pallatin në ndërtim, është rrëzuar nga një lartësi mes 2 kateve të parkingut dhe si pasojë ka humbur jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin E. M., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj dy vajzave të tij të mitura.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:
- L. H., 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur në Rrugën e Arbrit, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
– B. K., 19 vjeçe, banuese në Kashar, Tiranë, sepse më datë 08.10.2023, rreth orës 20:50, në fshatin Kodër Kashar 2, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe automjeti është përplasur me një shtyllë. Si pasojë është dëmtuar vetë drejtuesja e automjetit dhe dy të mitur, pasagjerë në automjet me të, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Në Komisariatin e Policisë Nr. 5 është paraqitur shtetasi S. P., 37 vjeç, banues në Durrës, i cili ka kallëzuar se është larguar nga banesa nipi i tij, shtetasi S. B., 20 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.