Tiranë
Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kapën shtetasin I. Gj., 22 vjeç, banues në Tiranë, shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. H., 51 vjeç, banues në Tiranë, pashi dyshohet se ka kryer marrëdhënie homoseksuale me një 23-vjeçar, pa dëshirën e tij.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:
- B. D., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasen E. K., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën;
- B. M., 60 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin G. Rr., 37 vjeç, banues në Tiranë. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.