Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin B. G., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin M. A., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
- A. M., 63 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër, me pasojë vetëm dëme materiale;
– A. H., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin F. Sh., 20 vjeç, sepse më datë 04.05.2023, në oborrin e një shkolle, në Farkë, Tiranë, ka qëlluar në ajër, me një pistoletë imituese të zhurmës së armëve. Pistoleta imituese u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në Komisariatin e Policisë Nr. 6 është paraqitur shtetasja D. N., 63 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila ka bërë kallëzim se është larguar nga banesa, bashkëshorti i saj, shtetasi Gj. N., 77 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.