Tiranë – Vihen në pranga 4 shtetas

Tiranë

Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin E. B., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ali Demi”, ka goditur një shtetase, me aparat celular.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin B. L., 67 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin F. L., 31 vjeç, banues në Bathore, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës thikë, shtetasin H. T., 42 vjeç. Gjithashtu, gjatë konfliktit kanë mbetur të plagosur lehtë në duar, shtetasit R. C. dhe M. L.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin Z. T., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Q. K.

Më datë 26.12.2022, në Komisariatin e Policisë Vorë është paraqitur shtetasi E. Z., 32 vjeç, i cili ka kallëzuar se bashkëshortja e tij, shtetasja L. Z., 22 vjeçe, është larguar nga banesa e prindërve të saj dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.