Tiranë/Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin R. H., 54 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në një subjekt privat.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin G. N., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet një dorezë metalike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin L. C. (P)., 29 vjeç, banues në Babrru, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin E. P., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi në mënyrë të përsëritur ka vjedhur disa produkte, në magazinën e shtetasit F. M.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 21.12.2022, rreth orës 06:30, është paraqitur në spital, për ndihmë mjekësore, shtetasi K. K., 30 vjeç, i cili dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga shkallët e pallatit dhe si pasojë është dëmtuar në kokë. Aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.