Tiranë/Vihen në pranga 3 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

Tiranë/Vihen në pranga 3 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komksariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin E. M., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Vath Koreshi”, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një dorezë metalike (përforcues grushti).

Specialiatët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin Xh. H., 30 vjeç, banues në Tiranë, dhe po punojnë për kapjen e shtetasve M. Q., 27 vjeç dhe M. Q., 32 vjeç. Ditën e djeshme, rreth orës 18:30, në rrugën “Dritan Hoxha”, këta shtetas janë konfliktuar dhe kanë goditur me sende të forta shtetasit B. B., 48 vjeç, A. M., 48 vjeç dhe Xh. M., 27 vjeç, të tre banues në Tiranë. Si pasojë është dëmtuar shtetasi Xh. M., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. (Ky rast është postuar në një video, në rrjete sociale).

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 ndaluan shtetasin A. M., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

Më datë 05.10.2023, rreth orës 19:15, në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, në banesë, është gjetur i pajetë, nga familjarët, dyshohet i vetëvarur, shtetasi Y. R., 68 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.