Tiranë – Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen penalisht 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. Ll., 23 vjeç, pasi është kapur nga punonjësit e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, duke drejtuar mjetin e tij, me një certifikatë të dyshuar të falsifikuar, për miratimin e xhamave të errësuar.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve A. M., 30 vjeç dhe R. Z., 22 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vorë proceduan penalisht shtetasit N. Xh., 47 vjeç, H. H., 31 vjeç dhe J. K., 38 vjeç, për veprën penale “Ndotja e ajrit”, pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë, duke transportuar inerte të ndryshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.