Tiranë
Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Seksionit Ekonomik dhe Financiar bënë ekzekutimin e urdherit të Prokurorit, për shtetasin në kërkim Gëzim Culaj, 31 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka denuar me 3 vjet burg, për vepren penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B., 36 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës dhe mbesës së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. P., 30 vjeç, pasi në bulevardin “Gjergj Fishta”, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen P. S., rreth 60 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Më datë 09.08.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit D. P., 26 vjeç dhe L. P., 30 vjeç(vëllezër) sepse në rrugën “Llambi Bonata” Kombinat, për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin B. S., 54 vjeç, i cili pas mjekimit në spital, u largua për në banesë.
Më datë 09.08.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit Y. Sh., 33 vjeç, sepse në rrugën “Muhamet Gjollesha”, ka goditur me një mjet prerës duke e dëmtuar lehtë shtetasin E. Gj. Punohet për kapjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.