Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:
R. T., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, rreth orës 16:00, në rrugën “Belul Hatibi”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar një shtetas të mitur 2 vjeç. Si pasojë 2-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;
J. K., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Më datë 01.11.2023, rreth orës 20:40, në Rrugën e Kavajës, janë konfliktuar disa shtetas dhe si pasojë është dëmtuar shtetasi F. S., 37 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Punohet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.