DVP Korçë – Procedohen penalisht 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin D. M., 27 vjeç, banues në fshatin Trestenik, Devoll, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij. Nga verifikimet e kryera rezulton se 27-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe vijojnë punën për kapjen e shtetasit E. G., 48 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe vijojnë punën për kapjen e shtetasit G. D., 23 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë një 22-vjeçar, nëpërmjet një rrjeti social.

-Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. M., 45 vjeç, banues në Pogradec, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje, në dy objekte në pronësi të tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.