Tiranë – Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ndalimin e shtetasit në kërkim A. G., 31 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar më 2 muaj e 25 ditë burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 38 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Harizaj-Spille, ka aksidentuar një 12-vjeçar, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 kanë referuar materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit Z. D., 61 vjeç dhe G. D., 29 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta shtetasit I. D., 25 vjeç dhe B. D., 53 vjeçe

Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasja Gj. L., 55 vjeçe, se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, djali i saj, shtetasi R. K., 23 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e tij.
—-
Më datë 15.07.2022, në “Don Bosko”, persona të paidentifikuar, kanë vjedhur në një dyqan celularësh, një shumë parash dhe tre aparate celulare. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.