Tiranë – Vihen në pranga 2 shtetas

Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin O. D., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin K. Xh., 56 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.