Tiranë – Vihen në pranga 18 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Tiranë

Vihen në pranga 18 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit:

  • A. L., 27 vjeç dhe G. B., 27 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë iu gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale;
  • F. B., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin Y. S., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 ndaluan shtetasit:

  • E. M., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kundështimi i punonjësit të policisë së rendit publik”;
  • H. B., 27 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vetëgjyqësia” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin F. S., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin A. Gj., 34 vjeç, banues në Bathore, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan shtetasin B. L., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin Q. H., 31 vjeç, banues në Domje, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një përforcues grushti.

Po nga këto struktura u arrestua një shtetas 16 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetas tjetër të mitur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin T. Ç., 37 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi më datë 16.10.2023, në rrugën dytësore Qerekë – Rinas, duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin tip “Benz”, ka përplasur një automjet policie. Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

  • B. D., 36 vjeç, banues në Kamëz, dhe A. M., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet përkatëse, pa leje drejtimi;
  • A. Gj., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
  • H. Gj., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Asim Vokshi”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen D. Sh., 61 vjeçe, banuese në Tiranë, këmbësore, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;
  • E. K., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi në bulevardin “Bajram Curri”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin B. M., 64 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;
  • B. D., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.