Tiranë/Vihen në pranga 12 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Tiranë/Vihen në pranga 12 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 2 arrestuan shtetasin L. A. (N)., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka vjedhur një aparat celular dhe një çantë, në një dyqan. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se më parë ka vjedhur një tjetër aparat celular, në rrugën “Abdyl Frashëri”.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 2 ndaluan shtetasin J. K., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka vjedhur produkte të ndryshme, në një dyqan, si dhe ka kryer vepra të turpshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 3 arrestuan shtetasin A. B., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 5 arrestuan shtetasin H. I., 36 vjeç, banues në Kamzë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Kavajë arrestuan shtetasin E. B., 23 vjeç, banues në Kavajë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

  • Ë. D., 33 vjeç, A. T., 21 vjeç, F. S., 42 vjeç dhe Q. S., 40 vjeç, të katërt banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet, pa leje drejtimi;
  • I. G., 42 vjeç dhe S. Sh., 50 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet, në gjendje të dehur;
  • E. H., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin L. C., 43 vjeç. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.