Tiranë – Vihen në pranga 12 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkorikëve arrestuan shtetasit:

  • G. M., 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë;

– D. K., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ndaluan shtetasit:

-M. L., 50 vjeç, banues në Itali, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, pasi dyshohet se ka fshehur të ardhurat e përfituara nga subjekti privat që administronte;

-I. Th., 65 vjeç, banues në Tiranë, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasin G. G., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin I. T., 61 vjeç, banues në Kamzë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe ka kanosur atë, për jetën.


Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

  • E. Sh., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;
  • L. Gj., 29 vjeç, E. S., 38 vjeç, A. H., 50 vjeç, të tre banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, nën efektin e alkoolit;
  • R. Sh., 41 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin L. Gj., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale;

– A. A., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dhe ka dalë nga rruga.

Më datë 23.12.2022, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, dyshohet se duke larë xhamat në banesën e saj, ka rënë nga kati i dytë i ballkonit të banesës, shtetasja H. Ç., 77 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.