Tiranë – Vihen në pranga 11 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale

Tiranë

Vihen në pranga 11 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Ndërhyrjeve të Krimeve Kibernetike arrestuan shtetasin A. M., 27 vjeç, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. K., 40 vjeç dhe shpallën në kërkim shtetasin M. H., 37 vjeç, të tre banues në Tiranë. Gjatë kontrollit në një lokal në rrugën “Kolë Koçi”, në përdorim nga shtetasi A. M., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan pajisje që shërbejnë për lojëra fati, ndërsa shtetasit G. K. i gjetën në celular, faqe bastesh sportive. Gjatë kontrollit, shtetasi M. H. nuk i është bindur punonjësve të Policisë dhe është larguar me vrap.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin R. Ll., 18 vjeç, banues në Lezhë, pasi ka përndjekur ish-të dashurën e tij.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan 2 shtetas të mitur 15 vjeç, pasi dyshohet se te bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë marrë me dhunë varësen nga qafa, një bashkëmoshatarit të tyre.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:

  • A. T., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”;
  • N. M., 50 vjeç, banues në fshatin Zallbastar, pasi ditën e djeshme, ka kanosur një mësues, për shkak të detyrës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin A. V., 38 vjeç, banues në Tiranë, dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. V., pasi ditën e djeshme, gjatë një konflikti familjar, kanë ushtruar dhunë ndaj dy familjarëve të tyre.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasit J. R., 41 vjeç, dhe Xh. R., 45 vjeç, të dy banues në Fushë Krujë, pasi për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht dhe me sende të forta, me njëri-tjetrin.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor Krujë arrestuan shtetasin A. B., 39 vjeç, banues në Krujë, pasi është kapur në segmentin rrugor Fushë Krujë – Krujë, duke drejtuar pa leje drejtimi, motomjetin.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor Tiranë arrestuan shtetasin G. R., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur në rrugën “Ded Gjon Luli”, duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. G., 39 vjeç, banues në Vorë, pasi askidentalisht ka ndezur zjarr dhe nga përhapja e flakëve është djegur një sipërfaqe toke me shkurre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.