Tiranë – Vihen në pranga 11 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan në flagrancë shtetasit G. T., 43 vjeç, D. L., 23 vjeç, N. Xh., 29 vjeç, O. B., 38 vjeç dhe K. R., 41 vjeç, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, pasi gjatë kontrolleve nga shërbimet e Policisë, u konstatuan duke vendosur baste sportive, nëpërmjet aparateve celulare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin E. K., 35 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me automjet shtetasin M. K., 32 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë. 32-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit:

– L. S., 38 vjeç dhe B. D., 48 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– E. M., 27 vjeç, A. L., 42 vjeç dhe G. O., 37 vjeç, të tre banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet e tyre, nën efektin e alkoolit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.