Tiranë/Vihen në pranga 10 shtetas dhe procedohen penalisht 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Vihet në pranga autori tjetër i dyshuar për ngjarjen e ndodhur në datën 21 janar, në një lokal, në rrugën “Vaso Pasha”, ku u godit me mjet prerës një 40-vjeçar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, pas një pune intensive hetimore, kapën dhe ndaluan shtetasin E. H., 27 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi në datën 21 janar 2023, në një lokal, në rrugën “Vaso Pasha”, në bashkëpunim me shtetasin M. H. (i arrestuar disa ditë pas ngjarjes), ka goditur me mjet prerës shtetasin E. D., 40 vjeç.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit:
- A. Gj., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
- A. Ç., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin T. Ll., 65 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:
- A. H., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka përndjekur ish të dashurën e tij dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj;
- J. K., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin B. Sh., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka përndjekur ish të dashurën e tij dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin G. H., 54 vjeç, banues në Kasallë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin S. S., 35 vjeç, banues në Fier, pasi ka përndjekur dhe kanosur një shtetase.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin E. M., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. D., dhe si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjeri, shtetasi A. Gj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë referuar materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit E. H., 34 vjeç, S. Sh., 57 vjeç dhe për dy djemtë e mitur të shtetasit S. Sh., të katërt banues në Tiranë. Shtetasi E. H. është konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasin S. Sh. dhe me dy djemtë e tij, të cilët gjatë konfliktit kanë goditur 34-vjeçarin dhe i kanë dëmtuar automjetin atij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.