Tiranë – Vihen në pranga 10 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale

Tiranë

Vihen në pranga 10 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin D. L., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe fëmijëve të tyre të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:

  • I. M., 63 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij;
  • M. B., 46 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi ka vjedhur një shumë parash në një banesë në Rrugën e Dibrës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasit:

  • R. H., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, si dhe dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 11-vjeçe;
  • E. M., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasit:

  • A. L., 58 vjeç dhe M. M., 54 vjeç, të dy banues në Fushë Krujë, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet, pa leje drejtimi;
  • B. M., 20 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin Xh. B., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në efektin e lëndëve narkotike.

Gjithashtu, specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore ndaluan shtetasin D. D., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 1 muaj e 27 ditë burgim, për veprën penale ”Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe po punojnë për kapjen e shtetasit S. P., 26 vjeç, banues në Tiranë. 26-vjeçari, ditën e djeshme, në rrugën “Qemal Stafa”, është konfliktuar për motive të dobëta dhe dyshohet se ka goditur me sende të forta shtetasin A. R., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.