Tiranë – U përfshinë në konflikte për motive të dobëta, vihen në pranga 3 shtetas dhe shpallet në kërkim 1

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasit A. T., 20 vjeç, dhe O. E., 21 vjeç, pasi dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, të ndodhur në fshatin Zall-Herr, kanë goditur me grushte 2 shtetas. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasin O. Z., 37 vjeç, pasi dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, të ndodhur në rrugën “Thoma Goxha”, në zonën e Kombinatit, ka goditur fizikisht 2 shtetas, duke u shkaktuar dëmtime. Në lidhje me këtë ngjarje u shpall në kërkim edhe shtetasi K. L., 33 vjeç, i dyshuar si i përfshirë në konflikt. Punohet për kapjen e tij. Pamjet e këtij konflikti janë publikuar edhe në rrjetet sociale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.