Tiranë
Komisariati i Policisë Nr. 1 vijon takimet sensibilizuese në shkolla, me fokus rritjen e sigurisë së nxënësve.
Krahas angazhimit të përditshëm për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, një ndër prioritetet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 mbetet garantimi i një mjedisi të sigurt për nxënësit në institucionet arsimore.
Në këtë kuadër, Shefi i Komisariatit të Policisë Nr. 1, sëbashku me punonjësit e Policisë, vijojnë takimet me nxënësit, mësuesit dhe stafet pedagogjike të shkollave, me qëllim ndërgjegjësimin për parandalimin e fenomeneve negative, dhunës, bullizmit dhe çdo sjelljeje që cenon sigurinë e tyre.
Gjatë këtyre takimeve, punonjësit e Policisë zhvillojnë biseda sensibilizuese dhe informuese, duke nxitur bashkëpunimin me komunitetin shkollor dhe duke inkurajuar nxënësit të denoncojnë çdo rast që cenon sigurinë e tyre.
Policia mbetet e angazhuar për të qenë pranë nxënësve dhe për të garantuar një mjedis sa më të sigurt në shkolla.
