Tiranë – Rrugorët e kryeqytetit, masa të shtuara për parkimet e gabuara dhe shkeljet e sinjalizimit rrugor

Krahas patrullimeve me përzgjedhje, për evidentimin e shkeljeve, që janë burim i shtuar për aksidente me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve, rrugorët e kryeqytetit, tre ditët e fundit kanë shtuar ndjeshëm prezencën dhe fokusin e patrullave, për evidentimin dhe dokumentimin e parkimeve të gabuara në kryeqytet.

Në sajë të këtyre patrullimeve, vetem 72 orët e fundit janë konstatuar dhe proceduar administrativisht 1 350 mjete të ndryshme, për pushim dhe qëndrim të gabuar, kryesisht në trotuar, në vendet e rezervuara, në vendkalim këmbesorësh, në rresht të dytë etj;

#ZgjidhHapësirëneLejuar