Tiranë – Policia Rrugore vijon kontrollet, në fokus parkimet e gabuara

Tiranë

Vijojnë kontrollet e territorit në të gjithë kryeqytetin, me fokus parkimet e gabuara që bëhen pengesë për lëvizjen në qytet, si dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që manifestojnë sjellje agresive në rrugë.

Në funksion të kontrolleve janë konstatuar dhe:

📌 Janë arrestuar 5 drejtues automjetesh që janë konstatuar duke drejtuar mjetet, në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi;

📌 Janë ndëshkuar me masë administrative, për gara shpejtësie dhe për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara, 17 drejtues mjetesh;

📌 Janë ndëshkuar me masë administrative, për zhurma shqetësuese nga mënyra e drejtimit të mjeteve, 7 drejtues automjetesh sportive;

📌 Janë ndëshkuar me masë administrative 14 drejtues mjetesh, për errësim të xhamit parapritës;

📌 Janë ndëshkuar me masë administrative 146 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;

📌 Janë ndëshkuar me masë administrative 1123 drejtues të automjeteve të ndryshme, për qëndrim dhe pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit.

📌 Janë ndëshkuar me masë administrative për qarkullim në korsitë e rezervuara për shërbimin publik, 82 drejtues automjetesh.

#Frike👮🏻♀❎Rregull✅
#PerdoreRrugenEMjetinMeKujdes
#NxitimiPakujdesiaShkelja🔜🚓/🚑