DVP Korçë – Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë për vepra të ndryshme penale

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” të shtetasit K. J., 67 vjeç, banues në Korçë, pasi në aksin rrugor Korçë-Ersekë, ky shtetas u kap duke drejtuar mjetin tip “Benz” në gjendje të dehur.
———-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, filluan procedimin penal në gjendje të lirë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, për shtetasin R. M., 43 vjeç, banues në fshatin Symiz, Maliq, pasi në këtë fshat ky shtetas, u kap duke kryer punime pa leje, si edhe për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” për shtetasin R. Xh., 57 vjeç, banues në fshatin Velitërnë, Maliq, pasi është kapur në rrugën Korçë-Maliq, duke transportuar me mjetin tip ”Benz” një sasi dru zjarri pa leje.
———-
Maliq/Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm, në fshatin Vloçisht, Maliq, në oborrin e banesës së saj, është gjetur e vetëvarur shtetasja E. L., rreth 87 vjeçe.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.