Tiranë/Policia Rrugore, kontrolle ndaj drejtuesve të mjeteve që manifestojnë sjellje agresive

Nisur nga shqetësimet e adresuara nga qytetarët, nëpërmjet telefonatave dhe raportimeve në aplikacionet e dedikuara për ankesat e tyre, Policia Rrugore e kryeqytetit, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, ka shtuar kontrollet ndaj drejtuesve të mjeteve që manifestojnë sjellje agresive gjatë përdorimit të rrugës dhe shkaktojnë zhurma shqetësuese me mënyrën e përdorimit të mjetit. Paralelisht janë ushtruar kontrolle edhe për shkelje të tjera që janë rrezik për sigurinë rrugore dhe atë publike.

Nga patrullimet ndaluese me përzgjedhje, nga rrugorët e kryeqytetit janë organizuar kontrolle të dedikuara në zonat më të frekuentuara nga mjetet e luksit. Gjatë këtyre kontrolleve është kapur në flagrancë shtetasi me iniciale E. M., 20 vjeç, i cili është ndaluar për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara dhe manovra të rrezikshme. Gjatë kryerjes së veprimeve policore, ky shtetas, me qëllim shmangien e ndëshkimit, i ka ofruar punonjësit të Policisë, dy kartmonedha, me prerje 20 euro dhe 20 paund.

Gjithashtu jane konstatuar dhe:

📌 Janë arrestuar 10 drejtues automjetesh, të cilët janë konstatuar duke drejtuar mjetet, në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi;

📌 Janë proceduar penalisht 3 drejtues mjetesh, për mosbindje ndaj urdhrit të ligjshëm të punonjësit të Policisë;

📌 Është proceduar penalisht 1 drejtues mjeti, për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”;

📌 Janë proceduar administrativisht, për gara shpejtësie dhe mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara, 32 drejtues mjetesh;

📌 Janë proceduar administrativisht, për zhurma shqetësuese të shkaktuara nga mënyra e drejtimit të mjeteve, 18 drejtues automjetesh sportive;

📌 Janë proceduar administrativisht, për errësim të xhamit parapritës, 27 drejtues mjetesh;

📌 Janë proceduar administrativisht 546 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;

📌 Janë proceduar administrativisht 56 drejtues mjetesh, për mosvendosje të rripit të sigurimit;

📌 Janë proceduar administrativisht 1410 automjete të ndryshme, për qendrim dhe pushim në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit.

#Frike👮🏻❎Rregull✅
#PerdoreRrugenEMjetinMeKujdes
#NxitimiPakujdesiaShkelja🔜🚓/🚑