Tiranë – Policia parandalon një ngjarje të rëndë kriminale në familje. Dhunon fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten dhe fëmijët, arrestohet në flagrancë nga Policia

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe fishekë luftarakë të cilat ky shtetas i mbante në banesë pa leje.

Specialistët për parandalimin dhe Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.4 arrestuan në flagrancë shtetasin: A. V., 42 vjeç, banues në fshatin Vilëz në Zall Bastar/Tiranë. Ky shtetas në mënyrë të vazhdueshme ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj familjarëve (bashkëshortes, djalit dhe vajzës).

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë këtij shtetasi , Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë dhe fishekë luftarakë .. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. V., për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë dhe dy shtetas të tjerë për vepra të ndryshme penale, konkretisht:

Nga Komisariati i Policisë Nr.2 u arrestua në flagrancë shtetasi: F. Ç., 44 vjeç, banues në Tiranë. Në rrugën “Muhamet Gjollesha” ky shtetas i ka vjedhur brenda automjetit, telefonin celular shtetasit E. G. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. Ç., për veprën penale “Vjedhja”.

Nga Komisariati i Policisë Nr.6 u arrestua në flagrancë shtetasi: Sh. Xh., 54 vjeç, banues në Ndroq/Tiranë. Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatit (bashkëshortit të motrës). Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. Xh., për veprën penale “Dhunë në familje”.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.