Tiranë – Plagosi me mjet prerës 23-vjeçarin, policia kap dhe arreston në flagrancë autorin e dyshuar të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 6, falë veprimeve të mirëorganizuara, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

• L. H.,18 vjeç banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas gjatë një konflikti , ndodhur në rrugën “Besim Alla” dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin L. T.,23 vjeç, banues në rrugën “Besim Alla” Tiranë, duke i shkaktuar plagë të rënda, për pasojë ndodhet në Spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë.