Zbardhen një sërë vjedhjesh të biçikletave të ndodhura më parë.
Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, kapjen e vënien para drejtësisë të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, pas analizimit të pamjeve filmike dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e personit që dyshohej si autor i vjedhjes së biçikletave, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:
E. T., 35 vjeç, banues në Tiranë.
Shtetasi E. T., dyshohet se në datën 03.02.2020, rreth orës 11.00, ka vjedhur biçikletën e shtetasit J. P.
Po në vijim të veprimeve hetimore u bë e mundur zbardhja e një sërë vjedhjesh të tjera të kryera më parë nga ky shtetas dhe konkretisht:
– Më datë 03.02.2020, në rrugën “Komuna e Parisit”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit K. Gj.
– Më datë 03.02 2020, në rrugën “Don Bosko”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit B. Q.
– Më datë 28.01.2020, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit A. Z.
Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin edhe të disa vjedhjeve të tjera, të cilat dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja” .