Tiranë/Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, një rast i shpërndarjes së lëndës narkotike heroinë, në doza.
Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 45-vjeçari që shpërndante dozat e heroinës, në zonën e Alliasit.
Sekuestrohet një sasi lënde e dyshuar narkotike heroinë, e ndarë në doza, gati për shitje.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fusha të ndryshme, kapjen në flagrancë të shtetasve që kryejnë vepra penale dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e siguruara për një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë intensifikuar kontrollet dhe kanë goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale.
Si rezultat i kontrolleve, në Allias, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi E. Dh., 45 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë i kanë gjetur 45-vjeçarit, një sasi lënde të dyshuar narkotike heroinë, të ndarë në doza, gati për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndë narkotike heroinë, e ndante në doza të cilat i shiste më pas në zonën e Alliasit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.