Tiranë – Goditet 1 rast të tentativës për mitëdhënie, për shmangien e masës administrative

Policia Rrugore e Tiranës vijon kontrollet e dedikuara për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Si rezultat i kontrolleve, Policia Rrugore e Tiranës ka goditur 1 rast të tentativës për mitëdhënie, me qëllim shmangien e masës administrative.

Shkon në 101 numri i rasteve të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore, të goditura gjatë këtij viti, nga Policia Rrugore e Tiranës.

Gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin A. G., 30 vjeç, i cili me qëllim shmangien e masave administrative për shkeljen e kryer (kalim të menjëhershëm në korsinë e ngadalësimit, pa sinjalizim), i ka ofruar punonjësve të Policisë, një shumë parash.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.