Tiranë – Finalizohet operacioni policor i koduar “Zall-Herr”

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Zall-Herr”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 5.

Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Zall-Herr”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– Alfred Hithi, 40 vjeç, banues në fshatin Dritas, në Zall-Herr.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.