Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Repeater” nga Komisariati i Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë.
Vodhi një automjet, i cili u gjet më pas në servisin e tij në fshatin Gjoricë, vihet në pranga 42-vjeçari. Gjithashtu, procedohet penalisht një 17-vjeçar.
Sekuestrohen veshje dhe automjeti me të cilin autori ka lëvizur ditën që ka kyer vjedhjen, automjeti i vjedhur, pjesë motorike automjetesh të tjera, të dyshuara të vjedhura.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, pas informacionit të marrë se në rrugën “Mikel Maruli”, ishte vjedhur një automjet, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar dhe si rezultat kanë vënë në pranga shtetasin:
- M. O., 42 vjeç, banues në Gjoricë, Dibër. Gjithashtu, proceduan penalisht një të mitur 17-vjeç, i dyshuar i implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 42-vjeçari, më datë 15.12.2023, ka vjedhur një automjet tip “Golf”, në rrugën “Mikel Maruli”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në servisin e tij, në fshatin Gjoricë, shërbimet e Policisë gjetën automjetin me të cilin ka lëvizur ditën që ka kyer vjedhjen, automjetin e vjedhur, pjesë motorike automjetesh të tjera, të dyshuara të vjedhura, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me veshjet që autori ka përdorur gjatë ngjarjes.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se 42-vjeçari, më datë 07.04.2023, ka vjedhur një automjet në rrugën “Ndre Mjeda”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.