Tiranë
Komisariati i Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pasurisë, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Mountain bike”.
Dokumentohen me prova ligjore disa vjedhje të kryera në zona të ndryshme të Tiranës, nga një 44-vjeçar.
Sekuestrohen veshjet e përdorura nga autori i dyshuar gjatë kryerjes së vjedhjeve dhe një biçikletë e vjedhur.
Gjatë operacionit u arrestua shtetasi H. P., 44 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, i cili dyshohet se ka vjedhur disa biçikleta në zona të ndryshme të Tiranës.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua një biçikletë e dyshuar e vjedhur së bashku me veshjet të cilat dyshohet se autori i ka përdorur gjatë vjedhjeve.
Materialet i kaluan Prokurorisë.