Tiranë – Finalizohet operacioni policor i koduar “Kryqëzimi”.

Vijojnë kontrollet për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, armë të ftohta e lëndë narkotike.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kryqëzimi”.

Operacioni nga Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, falë edhe bashkëpunimit me qytetarët.

Sekuestrohet armë zjarri, armë e ftohtë e lëndë narkotike

Në pranga 22-vjeçari që posedonte sendet e kundraligjshme.

Sektori i Forcës së Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, armë të ftohta e lëndë narkotike, falë edhe bashkëpunimit me qytetarët, finalizoi operacionin policor të koduar “Kryqëzimi”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– R. D., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Në rrugën “Teodor A. Ipen”, punonjësit e Policisë së Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë ndaluar për kontroll mjetin me drejtues shtetasin R. D. Gjatë kontrollit të ushtruar në ndenjësen e parë të mjetit është konstatuar një çantë krahu, brenda të cilës ndodheshin: një armë zjarri pistoletë “Glock Austria” me një krehër me dhjetë fishekë, një armë e ftohtë thikë dhe një sasi lënde e dyshuar kanabis e ndarë në doza.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale: një armë zjarri pistoletë “Glock Austria” me një krehër me dhjetë fishekë, një armë e ftohtë thikë, një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis e ndarë në doza, automjeti dhe një aparat celular.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. D. dhe materialet u referuan për veprime të mëtejshme në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale  “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.