Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Gracka”

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, operacioni policor i koduar “Gracka”.

I vodhën portofolin, një shtetasi, në një qendër tregtare, vihen në pranga 2 shtetas.

Zbardhen edhe 2 vjedhje të tjera të kryera nga këta shtetas. Sekuestrohen 590 euro dhe 25 000 lekë të rinj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjeve ndaj pronës dhe pasurisë, pas kallëzimit të marrë nga një shtetas, për vjedhjen e portofolit të tij, në një qendër tregtare, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Gracka”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  • A. K., 46 vjeç dhe D. Sh., 51 vjeç, të dy banues në Kosovë.

Këta shtetas, ditën e djeshme, në një qendër tregtare, i kanë vjedhur portofolin shtetasit K. M.
Nga verifikimet hetimore ka rezultuar se 2 të arrestuarit janë autorë edhe të dy vjedhjeve të tjera të ndodhura ditët e fundit, konkretisht: më datë 11.01.2023, i kanë vjedhur shumën 450 euro shtetasit F. B., ndërsa më datë 12.01.2023, kanë tentuar të vjedhin një shumë parash, në një lokal.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 590 euro dhe 25 000 lekë të rinj.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.