Tiranë – Durrës
Vijon monitorimi me radar e drager nga Policia Rrugore e Tiranës në rrugët interurbane për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara dhe drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
153 km/h deri në 177 km/h. Drejtues mjetesh që abuzojnë duke përdorur makinën si
Shpejtësi që cënojnë e vrasin jetën në rrugë.
Për 180 minuta kontroll me radar u konstatuan 13 raste të shpejtësisë tej normave të lejuara që varionin nga 153 km/h deri ne 177 km/h.
Shpejtësia gati dy herë më shumë se tabela është rrezik potencial për aksident.
Gjithashtu u konstatuan dhe 14 raste me shpejtësi nga 117 km/h deri në 126 km/h, ku drejtuesit e mjeteve u ndëshkuan me masë administrative me nga 6000 lekë secili.
Radari dhe polici rrugor në keto raste
Drejtues mjetesh:
Stop shpejtësisë fluturuese para se aksidenti t’ju ndalojë juve.
Gjithmonë kujtoni: Qarkullojmë më ngadalë për të jetuar më gjatë.
Drejto automjetin duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor; familja po të pret në shtëpi.
Zbatoni rregullat e trafikut për të shmangur aksidentet.
Jeta është e shtrenjtë, mbrojeni atë.