Tiranë – Drejtonte automjetin në efektin e drogës, arrestohet

Tiranë

Shkon 118 numri i drejtuesve të mjeteve që kanë rezultuar në efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, gjatë kontrolleve parandaluese, kanë konstatuar shtetasin Xh. M., i cili ka manifestuar sjellje të dyshimta gjatë drejtimit të automjetit.

Nga verifikimi me aparatin AquilaScan, ka rezultuar se ky shtetas po e drejtonte automjetin, në efektin e drogave. Gjithashtu, kishte përfunduar afati i dokumenteve të automjetit.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. M. dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.