Bien në prangat e policisë 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Në vijim të punës për kapjen e personave të kapur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit R. H., 20 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim, pasi më datë 28.02.2021, në bashkëpunim me shtetasin R. L. ( i arrestuar ditën e djeshme), ka goditur me sende të forta shtetasin A. Zh.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. Gj., 44 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Gjithashtu, ky shtetas gjatë shoqërimit ka kanosur punonjësit e policisë së rendit publik dhe nuk i është bindur urdhrit të tyre.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. Ç., 40 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi në rrugën “Dervish Hima” ka vjedhur biçikletën e shtetasit A. L. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autor i vjedhjes së 5 biçikletave, në kohë dhe vende të ndryshme.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit J. K., 35 vjeç, pasi në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. P., 44 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. M., 29 vjeç, pasi në Yzberisht ka tentuar të vjedhë mjetin në pronësi të shtetasit A. B. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet që ky shtetas i përdorte për të kryer vjedhjet.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
A. V., 51 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;
E. B. 37 vjeç dhe F. H., 36 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;
T. Sh., 35 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.