Arrestohen në flagrancë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Q. M., 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij tip “Benz”, u gjet dhe u sekuestrua një dorezë metalike (përforcues grushti) që plotëson kushtet e armës së ftohtë.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
E. A., 20 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;
H. V., 55 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.73 mg/l ;
S. Z., 33 vjeç, pasi ka aksidentuar një mjet dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Gjithashtu është arrestuar dhe shtetasi E. P., 23 vjeç, pasi ka ndihmuar shtetasin S. Z., duke i larguar mjetin e tij nga vendi i ngjarjes me një karrotrec dhe ka dhënë deklarim të rremë përpara oficerit së policisë gjyqësore duke e mohuar këtë fakt;
D. F., 66 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse dhe në gjendje të dehur;
•Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit B. S., 34 vjeç dhe E. D., 36 vjeç, pasi në rrugën “Don Bosko”, në ambientet e një shkolle jopublike, këta shtetas kanë vënë në funksionim sistemin e kaldajës me gaz, pa marrë më parë miratimin e Inspektoratit Shtetëror Teknik e Industrial dhe si rrjedhojë e rrjedhjes së gazit nga depozita e gazit të sistemin të ngrohjes, 6 nxënës të kësaj shkolle kanë patur probleme shëndetësore, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.