Tiranë/Arrestohen 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:
- T. S., 26 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130 i Kodit Penal, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj;
- K. M., 30 vjeç, banues në Kukës, si dhe proceduan në gjendje të lirë vëllain e tij të mitur 17 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130 i Kodit Penal. Këta dy shtetas dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj dy motrave të tyre.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit:
- A. B., 64 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, parashikuar nga neni 323 i Kodit Penal, pasi ka shkelur masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata;
- E. T., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 130 dhe 279 i Kodit Penal, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe e ka kanosur atë me mjet prerës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit F. C., 44 vjeçe, dhe A. C., 26 vjeç, (nënë e bir), të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130 i Kodit Penal, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin E. L., 42 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130 i Kodit Penal, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë.