Tiranë/Arrestohen 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve ekzekutuan vendimin penal për shtetasin A. V., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin K. M., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasin I. H., 60 vjeç, banues në Bruk, Vorë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, parashikuar nga neni 130/a dhe 197 i Kodit Penal. Ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe gjatë kontrollit të aparatit celular iu gjetën të hapura faqe që shërbejnë për vendosjen e basteve sportive.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:
- J. N., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur është përplasur me një automjet tjetër dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale;
- E. K., 39 vjeç, dhe N. P., 39 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë.