Tiranë – Arrestohen 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Tiranë/Arrestohen 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin T. H., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin E. L., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin Gj. M., banues në Krujë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasit:

  • Xh. M., 20 vjeç, banues në Librazhd, pasi duke drejtuar automjetin tip ”Benz”, në Rrugën e Kavajës, ka aksidentuar shtetasen M. D., 60 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;
  • B. F., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë.