Tiranë – Arrestohen 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Tiranë/Arrestohen 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasit A. L., 34 vjeç dhe G. S., 25 vjeçe, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë iu gjetën këtyre shtetasve, sasi të lëndës së dyshuar narkotike cannabis dhe një grirëse metalike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

  • A. K., 40 vjeç, banues në Vorë, pasi në aksin rrugor “Vorë – Fushë Krujë”, automjetin tip “Benz” që drejtonte është përplasur me automjetin tip “Seat”, me drejtues shtetasin Xh. Xh., 58 vjeç, banues në Prezë. Si pasojë janë dëmtuar shtetasi Xh. Xh., si dhe shtetaset L. K., 71 vjeçe dhe M. K., 36 vjeçe, banuese në Vorë, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve;
  • D. A., 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në efektin e lëndëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë.