Tepelenë – Ushtruan dhunë fizike ndaj një shtetasi, procedohet penalisht 31-vjeçari, shpallet në kërkim vëllai i tij

Tepelenë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik”, në ngarkim të shtetasit B. Q., 31 vjeç, banues në fshatin Luzat, Tepelenë, si dhe shpallën në kërkim vëllanë e tij, shtetasin K. Q., për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.

Këta shtetas, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë”, Tepelenë, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit S. S., 31 vjeç.

Pas mbërritjes së shërbimeve të Policisë në vendin e ngjarjes, shtetasi K. Q. ka goditur dhe kanosur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë, i ka kundërshtuar ata për tu shoqëruar dhe duke përfituar nga terreni i thyer, ka mundur të largohet.

Vijon puna intensive për kapjen e tij.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.