Tepelenë – Procedohen penalisht 4 shtetas

Tepelenë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, për shtetasit:

-S. Gj., 38 vjeç, E. Gj., 43 vjeç, G. C., 32 vjeç dhe D. Gj., 43 vjeçe, të katërt banues në fshatin Mezhgoran.

Procedimi penal për këta shtetas ka nisur sepse duke vënë gurë, në rrugën në hyrje të fshatit Mezhgoran, për të mos lejuar ndërtimin e një linje të ujësjellësit në fshatrat Peshtan dhe Mezhgoran, kanë penguar qarkullimin e mjeteve në këtë rrugë. Gjithashtu, këta shtetas kanë kundërshtuar urdhrin e punonjësve të Policisë, për hapjen e rrugës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.