DVP Vlorë – Vihen në pranga 2 shtetas, punohet për kapjen e 1 tjetri

DVP Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë kapën dhe ndaluan shtetasin O. A., 29 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka vjedhur një aparat celular dhe një shumë parash, në banesën e një shtetaseje, në lagjen nr. 3, Sarandë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Selenicë referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit E. N., pasi dyshohet se ka vjedhur disa sende, në banesën e një shtetaseje, në fshatin Penkovë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin S. S., 43 vjeç, banues në Vlorë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.