Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Gllava”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Tepelenë.
Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar në informaconet e marra në rrugë policore, falë një pune të mirorganizuar, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Gllava”.
Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:
Hasan Ajdini, 60 vjeç, banues në fshatin Gllavë, Tepelenë.
Gjykata e Apelit Gjirokastër e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Në muajin shtator të vitit 2018, në vendin e quajtur “Lagjja Hajdine”, në fshatin Gllavë, Memaliaj, janë gjetur bimë narkotike, të cilat ishin kultivuar nga ky shtetas.
Materialet kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.