Tepelenë/Finalizohet operacioni antidrogë, i koduar “Rrjedha”

Tepelenë/Finalizohet operacioni antidrogë, i koduar “Rrjedha”.

Kishte kultivuar bimë narkotike, në vazo, në mes të kanioneve në fshatin Progonat, arrestohet në vendngjarje, 57-vjeçari.

Asgjësohen 175 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Në vijim të një hetimi me metoda proaktive, të kryer nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në koordinim me Prokurorinë, për të dokumentuar me prova ligjore, veprimtarinë kriminale të një shtetasi të dyshuar të përfshirë në kultivim të bimëve narkotike, u finalizua operacioni i koduar “Rrjedha”.

Si rezultat i ndjekjes dhe ndërhyrjes profesionale policore, i dyshuari, shtetasi I. M., 57 vjeç, banues në Tepelenë, u arrestua në flagrancë, në thellësi të kanioneve në fshatin Progonat, në mes të të cilave kishte kultivuar në vazo, 175 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Kontrollet anticannabis vijojnë në të gjithë territorin e qarkut.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë
#tëvendosurkundërkrimit ✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve
#denonconë112